Ka disa perime të cilat janë të shëndetshme mirëpo në kushte të caktuara nuk mund të konsumohen për shkak që ndikojnë në shëndet.
Nëse keni probleme me fryerjen e stomakut, atëherë qëndroni larg artiçokut, që është e pasur me fibra të patretshëm që shkaktojnë probleme me fryrjen.
Nëse stomaku juaj është i ndjeshëm duhet t’i qëndrosh larg qepëve. Kjo sepse qepët përmbajnë fruktan, që ndikon po ashtu në fryrjen e barkut.
Lule lakra gjithashtu ka disa efekte anësore përfshi fryrjen e barkut dhe gazrat, kjo pasi që është e pasur me sulfur.