Ushqimet e shpejta mund të shkaktojnë që yndyra të depërtoj në tru dhe të shkaktojë depresion, sipas një studimi të ri.
Hulumtimi sugjeron se yndyra e ngopur hyn në tru përmes qarkullimit të gjakut, transmeton lajmi.net.
Ajo ndikon në funksionimin e një pjese të trurit që kontrollon emocionet tona, hipotalamusin dhe çon në një rritje të simptomave depresive.
Ndërsa hulumtimi u krye në minj, shkencëtarët besojnë se gjetjet mund të shpjegojnë lidhjet ndërmjet depresionit dhe obezitetit.
Anti-depresantët janë më pak të efektshëm për njerëzit obezë sesa tek ata me peshë normale.
Studimi u drejtua nga Universiteti i Glasgow dhe u botua në revistën ‘Translational Psychiatry’.