Fjalë Kyçe

Këto janë efektet magjike të ujit të arrave

Këto janë efektet magjike të ujit të arrave

Arrat janë shumë të pasura me acidet yndyrore omega-3 të cilat mbrojnë shëndetin e zemrës dhe trurit. Ato e ulin rrezikun e sëmundjeve të trurit, sëmundjes së Alzheimerit si dhe skelerozës.

Arrat janë të vetmet që përmbajnë sasi të lartë dhe natyrale të omega-3 me bazë bimore, dhe acidit alfa linolenik, për të cilat trupi ka shumë nevojë. Krahas acideve yndyrore, arrat janë të pasura edhe me vitamina, fibra dhe minerale. Sipas të dhënave, vetëm një grusht arra në ditë ndihmon në uljen e rrezikut të prekjes na sëmundjet e zemrës, trurit dhe rënien nga pasha. Kjo sepse një sasi e vogël e arrave ofron gramë proteinë.

Një nga mënyrat më të mira për të shfrytëzuar vlerat e arrave është që të pini ujin e tyre.

Përfitimet e Ujit Të Arrave Për Shëndetin

-Uji i arrave përshpejton rënien nga pesha dhe shkrin depozitat dhjamore.

-Nëse konsumohet rregullisht ky lëng i jep trupit energji dhe eliminon lodhjen dhe plogështinë.

-Uji i arrave rekomandohet veçanërisht për meshkujt mbi 40 vjeç që vuajnë nga prostate.

P-ër gratë shtatzënë, uji i arrave i bën mirë jo vetëm fetusit dhe zhvillimit të tij por edhe pengon shtimin në peshë të nënës së re.

-Uji i arrave ndihmon mëlçinë dhe e bën më të fortë rolin e saj të eliminimit të toksinave.

-Ky lëng rekomandohet për njerëzit që vuajnë nga tiroidet dhe kolesteroli i lartë.

-Uji i arrave është shumë efikas për përmirësimin e tretjes dhe eliminon gazrat e tepërt.

Si Të Përgatisni Ujin e Arrave

Merrni 10 arra të qëruara dhe futini në tenxhere.

Hidhni gjashtë gota me ujë dhe lërini të zihen për shtatë deri në tetë orë në temperaturë të ngadaltë.

Pasi të kenë zier, kullojeni lëngun dhe hidheni në kavanoz qelqi.

Arrat mund t’i konsumoni ose përdorni t’i përdorni në ndonjë recetë gatimi.

Ju mund të pini një gotë në mëngjes esëll dhe një gotë në mbrëmje përpara gjumit