Fjalë Kyçe

Specat djegës ju mbrojnë nga sulmi në zemër dhe tru

Specat djegës ju mbrojnë nga sulmi në zemër dhe tru

Për shumë vite, speci djegës është konsideruar si mjaft i dobishëm për shkak të vetive të tij terapeutike, dhe tani studiuesit kanë zbuluar një lidhje midis specave djegës dhe shëndetit.

Një studim i ri sugjeron se ngrënia e specave djegës rregullisht mund të zvogëlojë rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e zemrës dhe goditja në tru.

I bërë në Itali, ku speci djegës është një përbërës i zakonshëm, studimi krahasoi rrezikun e vdekjes midis 23,000 njerëzve, disa prej të cilëve hëngrën speca djegës dhe pjesa e mbetur jo.

Gjendja shëndetësore e pjesëmarrësve dhe zakonet e ngrënies u monitoruan gjatë tetë viteve, dhe studiuesit zbuluan se rreziku i vdekjes nga sulmi  zemër ishte 40% më i ulët në mesin e atyre që hanë speca djegës të paktën katër herë në javë.

Vdekja nga goditja ishte më shumë se përgjysmuar, konstatohet në rezultatet e publikuara  të hënën në Journal of the American College of Cardiology.

Studimi përdor të dhëna nga studimi Moli-Sani, i cili ka rreth 25,000 pjesëmarrës në rajonin Molise në jug të Italisë.