Është mbrëmja e ditës së premte dhe jeni të uritur, çfarë ushqimi preferoni? Pemët dhe perimet të cilat i kanë ngrënë gjatë tërë javës?
Jo, normalisht se dëshironi diçka më ndryshe, diçka që ju sjell kënaqësi më të madhe, transmeton Telegrafi.
Dhe, nëse ky ushqim të cilin e zgjedhni rastis të jetë hamburger me djathë (lexo anglisht: cheeseburger), atëherë hulumtuesit kanadezë kanë lajme të mira për ju.
Këta shkencëtarë kanë zbuluar se konsumimi i rregullt i mishit të kuq të papërpunuar dhe djathit mund ta reduktojë rrezikun e vdekjes së parakohshme duke e përmirësuar mirëqenien e zemrës.
Më shumë se 218,000 të rritur nga më shuë se 50 shtete të ndryshme kanë kontribuar për rezultatet e këtij studimi.
Hulumtuesit kanë zbuluar se konsumimi i sasive të moderuara të produkteve të bulmetit dhe mishit në përditshmëri si pjesë e një diete të balancuar mund ta reduktojë në mënyrë drastike rrezikun e vdekjes së parakohshme.
Sidoqoftë, ata e kanë theksuar faktin se nuk mundeni thjesht të hani hamburgerë me djathë gjatë tërë jetës dhe të jeni të shëndetshëm.
Sipas tyre, juve ju nevojitet një dietë e balancuar, por që mishi i kuq i papërpunuar dhe djathi mund të jenë pjesë e asaj diete.