Fjalë Kyçe

​Aftësia magjike e shërimit të mushkërive tek ish-duhanpirësit

​Aftësia magjike e shërimit të mushkërive tek ish-duhanpirësit

Ka shpresë për duhanpirësit, por vetëm nëse ata e lënë duhanin.

Kjo mund të shpjegojë shkurtimisht hulumtimin e fundit të publikuar mbi “kursimin” e kancerit të mushkërive te duhanpirësit afatgjatë.

Shkencëtarët pretendojnë se mushkëritë kanë një aftësi pothuajse “magjike” për të riparuar disa nga dëmtimet e shkaktuara nga pirja e duhanit – por vetëm atyre që ndalojnë këtë varësi në kohë u jepet shansi, transmeton lajmi.net.

Konkretisht, mutacionet e qelizave që çojnë në kancer të mushkërive mendohet të jenë të përhershme dhe dëmi i bërë mbetet pas ndërprerjes së pirjes së duhanit.

Por zbulimi befasues, botuar në revistën ‘Nature’, dëshmon se ka qeliza që mund të shmangin dëmet që vijnë nga pirja e duhanit dhe më pas mund të “rregullojnë” mushkëritë pasi të ndalen. Ky efekt është vërejtur edhe te pacientët që pinin çdo ditë një kuti për 40 vjet para se të hiqnin dorë përfundimisht nga cigaret.

Mijëra kimikate në tymin e duhanit dëmtojnë dhe ndryshojnë ADN-në në qelizat e mushkërive, duke i shndërruar ato nga të shëndetshme në kanceroze.

Studimi zbuloi se kjo ndodh në mushkëritë e duhanpirësve edhe para se dikush të ketë kancer. Në fakt, shumica e qelizave të marra nga rrugët e frymëmarrjes së duhanpirësit janë treguar se kanë pësuar mutacion për shkak të efektit të duhanit dhe kanë përmbajnë deri në 10,000 ndryshime gjenetike.

“Ata mund të mendohen si “bomba mini-kohore” që sulmojnë qelizat dhe presin ‘goditjen’ tjetër për t’i bërë ata përfundimisht të preken nga kanceri,” tha Kate Gowers, studiuese e UCL.