Fjalë Kyçe

4 situata kur nuk duhet të pihet ujë: Në trup mund të krijohet një kaos!

4 situata kur nuk duhet të pihet ujë: Në trup mund të krijohet një kaos!

Të gjithë e dimë sa është i domosdoshëm uji për mbrojtje të shëndetit, andaj rekomandohen nga 1,5 deri në 2 litra në ditë

Uji ka zero kalori, ndërsa sjell favore të shumta për shëndetin: pastron trupin nga helmet, përmirëson tretjen, hidraton dhe mbron shëndetin e lëkurës. Mirëpo, ekzistojnë situata në të cilat uji mund ta dëmtojë organizmin tonë.

Pasi të ngopeni mirë

Shumica e njerëzve pas drekës së pasur pinë një gotë ujë. Mirëpo, ky veprim është i gabueshëm! Në atë rast shfaqet ndjenja e peshës në lukth, fryrja, por mund të shfaqet edhe dhembje në stomak.

Kjo është shenjë e qartë që më nuk ka vend në lukth! Menjëherë pas ushtrimeve.

Jeni kthyer nga vrapimi apo nga palestra dhe ndieni etje të madhe?

Kjo është normale! Trupi me djersitje është dehidratuar, sepse ka humbur lëngje, andaj është normale të ketë mungesë uji. Mirëpo, një gotë ujë tani nuk është zgjedhje e mirë. Do t’ju çlirojë nga etja, por duhet ta dini që me ujë të zakonshëm nuk mund ta kompensoni çdo gjë që keni humbur me djersitje të shtuar, për shembull natriumin dhe kaliumin. Prandaj, është e nevojshme t’i kompensoni elektrolitet.

Mund të pini ujë kokosi apo ndonjë pije të krijuar posaçërisht.

Nëse keni pirë shumë ujë

Edhe pse rrallë ndodh, por është e mundshme që të pini aq shumë ujë sa që ta rrezikoni shëndetin. Në të vërtetë sasia tepër e madhe e ujit të pirë mund të çrregullojë ekuilibrin e kripës në trup, përkatësisht të shkaktojë mungesë të natriumit. Atletët janë shembull më i mirë.

Kur gjatë vrapimit (dhe pas tij) vazhdimisht pinë ujë, qelizat në trup fryhen dhe mund të ndiejmë dhembje koke, krupë, vjellje, madje edhe sulm në tru. Mirëpo, për këtë megjithatë është e nevojshme të pini një litër ujë.

Nëse urina ju është e tejdukshme

Shkuarja në tualet është tregues i mirë se a pimë mjaft ujë. Nëse ka ngjyrë të verdhë në të zbehtë, si limonadë, është tregues që keni pirë mjaftueshëm ujë, mu aq sa keni pasur nevojë.

Nëse vëreni urinë të tejdukshme duhet të ngadalësoni konsumimin e ujit.