Largimi i mjekëve drejt perëndimit po i jep pasojat e para në tregun kosovar.
Qendra e Mjekësisë Familjare në Komunën e Suharekës rrezikon të mbetët pa gjinekolog, si rezultat i mungesës së kuadrove profesionale. Komuna ka hapur konkurs për gjinekolog në muajin janar, megjithëkëtë asnjë person nuk ka aplikuar.
Bytyçi ka paralajmëruar rihapjen e konkursit, por edhe mos pranimin e pacienteve deri në zgjidhje të situatës.Frikën më të madhe e ndjenjë pacientët të cilët thonë se çdo alternativë tjetër do të ketë kosto më të lartë për trajtim.Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se nga viti 2013 deri 2017 kanë emigruar në formë të rregullt dhe parregullt më shume se 170 mijë qytetar.
Për vitin 2018 dhe 2019 të dhënat ende nuk janë finalizuar, megjithëkëtë vërehet ulje e kërkesave për azil të kosovarëve në vendet perëndimore.