Fjalë Kyçe

Pse disa njerëz shtojnë në peshë, kur bëhen më shumë aktivë, ja cila është arsyeja

Pse disa njerëz shtojnë në peshë, kur bëhen më shumë aktivë, ja cila është arsyeja

Qeveritë na këshillojnë gjithmonë të hamë më pak, dhe të ushtrohemi fizikisht më shumë, për të qenë më të shëndetshëm, por kjo paraqet një problem të dukshëm. Të qenit më aktivë, do të thotë të jemi më shumë të uritur, ndaj ekziston rreziku që të përfundojmë duke ngrënë më shumë për të kompensuar haxhimin e energjive, dhe duke shtuar më shumë në peshë, se sa në rastin kur nuk do të ngriheshim nga divani.

Ekspertët e dietave, ëndërrojnë ditën kur mund të planifikojnë dietat për njerëzit që janë më aktivë, por që gjatë kësaj kohe të mos kenë shtim të oreksit. Fatkeqësisht, kjo është më e ndërlikuar se sa mund ta mendoni:ne jemi ende në kërkim të mekanizmit, që përcakton se si energjia që shpenzojmë, përkthehet në nivelin tonë të oreksit.

Dhe siç do ta shohim, kjo nuk është aspak e vetmja gjë, që e bën këtë çështje të komplikuar. Në një botë ideale, trupi i njeriut do të na zbulonte menjëherë ndryshimet në sasinë e energjisë që përdorim, dhe pastaj na jep oreksin për të ngrënë sasinë e duhur të ushqimit dhe balancuar atë. Mjerisht jo:ne të gjithëve na kap uria dy ose tri herë në ditë, nganjëherë më shumë, pavarësisht se çfarë jemi duke bërë.

Trupat tanë, lëshojnë gjithashtu sinjale shumë më të forta rreth oreksit tonë, kur nuk kemi ngrënë mjaftueshëm, sesa kur kemi ngrënë shumë. Kjo marrëdhënie e dobët e reagimeve të përditshme, ndihmon për të na shpjeguar se përse njerëzit obezë, përjetojnë ende ndjesi të forta të urisë – dhe për të gjithë ushqime plot kalori që janë gjerësisht të disponueshme.

Misteret e oreksit

Ka shumë gjëra që ne nuk i kuptojmë, mbi efektin e rritjes së aktivitetit. Shumica prej nesh, djegin sasi të ndryshme të kalorive në ditë të ndryshme – palestrat kanë ditë pushimesh, ndërsa të gjithë kanë ditë ku shëtisin nëpër dyqane të tjera, bëjnë më shumë punë shtëpie etj.

Studimet nuk gjejnë ndonjë lidhje të qartë ndërmjet këtyre variacioneve, dhe sasisë së ushqimit që konsumoni mesatarisht në një ditë të caktuar. Por nuk është e lehtë as të thuhet ndonjë gjë përfundimtare. Shumica e hulumtimeve, janë përqendruar tek njerëzit që bëjnë stërvitje aerobike dhe kanë zbuluar për shembull, se ndërsa disa njerëz të stërvitur kanë prirjen të hanë sasinë e duhur për të kompensuar kaloritë shtesë që djegin, ndërsa njerëzit mbipeshë janë më të prirur për të ngrënë.

Çfarë e shkakton këtë ndryshim? Një mundësi, është se proceset fiziologjike ndryshojnë tek njerëzit që bëjnë më shumë stërvitje – për shembull, hormonet e tyre të zorrëve, mund të lëshohen në përqëndrime të ndryshme kur hanë, duke ngrënë potencialisht më shumë se sa kanë nevojë.

Një pyetje e vjetër prej të paktën 60 vjetësh, ka të bëjë me vendin ku futet metabolizmi në këtë tabllo. Disa studime të rëndësishme të publikuara në vitin 2013 nga një ekip në Lids të Britanisë së Madhe, zbuluan se njerëzit me mbipeshë ishin më të uritur dhe konsumonin më shumë kalori, sesa njerëzit e dobët.

Meqë njerëzit mbipeshë, kanë një normë më të lartë metabolike kur janë duke pushuar, grupi i studiuesve propozoi se ekzistonte një lidhje midis kësaj shkalle, dhe sasisë ushqimit që hanë njerëzit. Fakti që normat e metabolizmit tek njerëzit kur janë duke pushuar janë të qëndrueshme, pavarësisht luhatjeve në ushtrimin e përditshëm fizik, mund të ndihmojë në shpjegimin se përse nivelet e ushtrimeve, nuk kanë shpesh ndikim mbi sasinë e ushqimit që hamë në të njëjtën ditë.

Megjithatë, kjo s’do të thotë që shkalla metabolike e pushimit, përcakton vërtet se sa ushqim hamë.

Ekipi propozoi që përbërja e trupit të një personi, veçanërisht shuma e masës muskulare, mund të diktojë normën e tyre metabolike. Nëse është kështu, shkalla metabolike mund të veprojë vetëm si një ndërmjetëse – duke përcjellë informacione rreth përbërjes së trupit, përmes rrjeteve hipotalamike në tru, të cilat besohet të kontrollojnë oreksin. Sido që të jetë, kjo kërkon ende kërkime të mëtejshme.

Studimi ynë

Për të shqyrtuar se çfarë ndodh në situatën e jetës reale, unë kam bashkëautorizuar një studim të ri, që shqyrton se çfarë ndodh me kaloritë që marrin njerëzit në ditët kur janë më aktive, pa u ushtruar qëllimisht, siç mund të jetë çdo gjë, nga një udhëtim për tek dentisti, deri në një ditë të kaluar në plazh me fëmijët.

Në vazhguam 242 individë – 114 burra dhe 128 gra. Zbuluam se sasia e aktivitetit të tyre, ndikonte në sasinë e ushqimit që konsumonin, por edhe normat e tyre metabolike ndikonin

në oreksin e tyre – me fjalë të tjera, njerëzit mbipeshë tentonin të hanin më shumë.

Ky është një hap tjetër përpara, për të kuptuar marrëdhënien midis aktivitetit fizik, dhe kalorive që konsumojmë. Por mos e prisni që kjo të përkthehet në një formulë magjike, për të optimizuar marrëdhënien e gjithsecilit, me aktivitetin dhe ushqimin që konsumon.

Ka shumë variabla, që mezi u morrën parasysh nga hulumtuesit. Puna më e madhe, ishte e prirur të përqendrohej tek burrat e bardhë të moshës 20-30 vjeçare. Por ka prova, që gratë janë më të prirura të kompensojnë aktivitetin fizik shtesë, përmes të ngrënit.

Ngjashëm, tiparet e ndryshme gjenetike, kanë të ngjarë të jenë të rëndësishme. Pastaj ekzistojnë edhe dallime në psikologjinë e njerëzve, dhe deri në ç’masë ata e përdorin ushqimin si shpërblim. Njerëzit që kanë humbur ose fituar peshë, do të kenë sinjale të ndryshme oreksi tek njerëzit, pesha e të cilëve është e qëndrueshme.

Koha e aktivitetit gjatë ditës, ka të ngjarë të diktojë gjithashtu ndryshimet. Unë dyshoj që në jetën time, ne do të arrijmë një pikë ku mund të shikojmë të gjithë përbërjen gjenetike të çdo personi, dhe t’u tregojmë atyre saktësisht se çfarë funksionon për ta.

Ajo që mund të themi nga studimi, është se shumë njerëz janë të detyruar të hanë më shumë, kur janë më aktivë. Thjesht më shumë lëvizje, nuk do të çojë në humbjen spontanisht të peshës trupore. Njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm për këtë, dhe të shohin se sa ushqim shtesë ata konsumojnë.

“The Conversation” – Bota.al