Nëse keni njolla të bardha në dhëmbë madje përherë – është shenjë për t’u brengosur, thonë stomatologët
Fjala është për fluorozën e dhëmbëve e cila zhvillohet që nga fëmijëria, pas daljes së dhëmbëve të përhershëm, transmeton Telegrafi.
Në zmalt kjo merr të ashtuquajturën pamje të “njollave të bardha” në dhëmbë, ndërsa shfaqet për shkak të sasisë së madhe të fluorit në ujë të pijshëm.
Fluoroza e zmaltit shfaqet vetëm në moshën e formimit të zmaltit të dhëmbëve dhe si e tillë është shkak për t’u brengosur.
Mirëpo, nëse njollat e bardha shfaqen në moshën e rritur madje befasisht, atëherë mund të jetë shkak për t’u brengosur. Atëherë njollat e tilla mund të jenë simptomë e kariesit të hershëm, posaçërisht nëse pikat e bardha gjenden mu në afërsi të mishit të dhëmbëve.
Kjo ndodh kur bakteret në gojë, të cilat kanë qenë të karbohidratizuara, fillojnë të tajitin thartirën e cila sulmon strukturën e dhëmbëve. Atëherë pika e bardhë shfaqet si lezione nën të cilat fillon të krijohet zgavër.
Në atë moment procesi i kalbjes së dhëmbit ka gjasa të ndërpritet – aq më parë me qitjen e fluorit në pika të bardha, gjë që i ndihmon dhëmbit të vetëshërohet.
Pra, nga na shfaqen njollat e errëta?
Shkaktarët e jashtëm të ndryshimit të ngjyrës së dhëmbëve më së shpeshti janë shprehitë jetësore siç janë pirja e duhanit, e kafes dhe e pijeve me ngjyrë të errët.
Shkaktarët e brendshëm të sëmundjes së dhëmbëve janë më kompleksë, ndërkaq mund të jenë pasojë e shtresimit të pigmenteve në vetë strukturën e dhëmbëve. Ato mund të shfaqen si produkt i marrjes së disa antibiotikëve, pasojë gjenetike, e plakjes apo për shkak të vdekjes së nervave brenda dhëmbit.
Në dhëmb bashkë me mishin e dhëmbit mund të gjenden kurora të vogla të errëta të cilat paraqesin problem estetik.
Zgjidhja për problemet e tilla është procedura me të cilën eliminohen sëmundjet me prejardhje të ndryshme nga sipërfaqja e dhëmbit me vrushkull i cili është përzierje e kokrrave të imëta të rërës, ajrit dhe ujit.