Fjalë Kyçe

Institucionet tona shëndetësore nuk kanë mjete për të përballuar koronavirusin

Institucionet tona shëndetësore nuk kanë mjete për të përballuar koronavirusin

Shefi i Kardiokirurgjisë, Edvin Prifti reagoi sot në lidhje me koronavirusin dhe rastet e prekura në Italinë fqinje.

Ai shkruan se vdekjet e para të shënuara atje na bëjmë që të ndihemi më afër ngjarjeve të tilla të cilat mund të jenë shkatërrimtare për njerëzit dhe popullin tonë.

Sipas tij, mungesa e kontrollit në real time me PCR është një heshtje e sigurisë kombëtare.

“Vdekjet e para të shënuara në Itali nga infeksioni i koronavirusit na bëjnë të ndjehemi akoma edhe më afër ndaj ngjarjeve të cilat mund të jenë shkatërrimtare për njerëzit dhe popullin tonë.

Mendoj që gjithmonë ka momente relaksi dhe llafesh, proklamatash, por kur ndodhemi përballë fataliteteve të mundshme duhet një seriozitet i jashtëzakonshëm dhe profesionalizëm i çdo strukture.

Dje po interesohesha dhe mu tha nga një prej specialisteve tanë më të mirë të sëmundjeve infektive që real time PCR është kërkuar nga laboratori i mikrobiologjisë në QSUT dhe nuk është realizuar pasi PPP nuk e parashikon. Atëherë unë them që zotërinj – këtu ndodhemi përballë një heshtje të sigurisë kombëtare. Kur i mohohet të vetmes qendër universitare hulumtimi dhe diagnostikimi?! Atëherë kush do ta bëjë? Dikush me tha se mund të diagnostikohet në institutin e shëndetit publik. Kjo është gjë shumë e mirë, po si mund të mohohet diagnostikimi në QSUT”, shrkuan Prifti.

Sipas tij në Shqipëri ne kemi vetëm 140 ventilatorë mekanikë, çka, nënkupton se mund të trajtojmë vetëm 140 të sëmurë njëkohësisht.

“Për sa i përket ventilimit mekanik, në Shqipëri ne kemi vetëm 140 ventilatorë mekanikë, këtu përfshire edhe strukturat private që do të thotë, që sikur t’ua mohojmë ventilimin mekanik gjithë të sëmurëve të tjerë atëherë vendi ynë mund te trajtoje vetëm 140 të sëmurë njëkohësisht. Oksigjenimi artificial që ka të bëjë me një aparat tjetër qe quhet Extracorporeal membrane oxygenator ose ECMO të cilin kemi vite që e kërkojmë me ngulm në kardiokirurgji, por sidomos pas epidemisë se H1N1 si e vetmja alternative për të mbajtur në jetë këta të sëmurë, nuk ka asnjë aparat të tillë në Shqipëri.

Afërsia me Lombardinë, shkëmbimet në njerëz dhe mallra me Italinë na shtyn që duhet menduar seriozisht për përballjen me koronavirusin. Nuk mund te sillemi sikur është një gjë larg nesh. Çdo njeri prej nesh, politikane, biznesmenë, ambasadore, ministra dhe deputetë, por veçanërisht personeli shëndetësor. Mund të jene të infektuarit e radhës. Nga 29 te infektuar në Itali, 5 janë personel shëndetësor. Domine Quo Vadis?!”, thekson mjeku.