Coronavirusi mund të godasë çdo komb në planet dhe kriza nuk do të ngadalësohet së shpejti, paralajmëroi Organizata Botërore e Shëndetit.
Një zëdhënës i OBSH-së tha se shpërthimi, i cili po shkon drejt një pandemie, është ‘duke u bërë më i madh’ dhe se mund të prek të gjitha vendet’.
Virusi tani ka infektuar mbi 82,000 viktima në 57 vende dhe vrau gati 3.000 pacientë.
Evropa u godit me një shpërthim të infeksioneve këtë javë, transmeton Telegrafi.
Christian Lindmeier, një zëdhënës i OBSH-së, tha sot në një konferencë shtypi në Gjenevë: ‘Përhapja është duke u bërë më e madhe’.
Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, tha: “Ky virus ka potencial pandemik. Ne jemi në të vërtetë në një situatë shumë delikate në të cilën shpërthimi mund të shkojë në çfarëdo drejtimi bazuar në mënyrën se si ne e trajtojmë atë”.
Vendet kanë zbatuar strategji rrënjësisht të ndryshme të përmbajtjes në një tentim të dëshpëruar për të përmbajtur shpërthimin.
Kina ka zbatuar një lloj kufizimesh udhëtimi për 700 milionë njerëzit e saj për të kontrolluar përhapjen.
Diku tjetër, Japonia ka mbyllur shkollat e saj për të paktën një muaj, ndërsa Irani ka anuluar Lutjet e së Premtes në qytete të mëdha dhe Arabia Saudite ndaloi pelegrinët nga vendet e saj më të shenjta.
Zvicra ka ndaluar të gjitha ngjarjet që përfshijnë më shumë se 1.000 njerëz deri të paktën 15 mars.
Nigeria konfirmoi gjithashtu rastin e parë të virusit në Afrikën Sub-Sahariane të premten, në një pacient i cili kishte fluturuar në Lagos.