Shkencëtarët izraelitë thonë se ata janë vetëm një javë larg zhvillimit të një vaksine kundër koronavirusit.
Zyrtarët në vend presin që ilaçi të jetë në dispozicion brenda 90 ditësh pasi të ketë përfunduar testimin e nevojshëm, shkruan New York Post.
Ministri i Shkencës dhe Teknologjisë, Ofir Akunis tha: “Unë jam i bindur se do të ketë përparim të mëtejshëm dhe të shpejtë, duke na mundësuar të sigurojmë një përgjigje të nevojshme ndaj kërcënimit të rëndë global COVID-19”.
Shkencëtarët konfirmuan se kanë punuar në një vaksinë kundër virusit infektiv të bronkitit (IBV) të gjetur në shpendët.
Është testuar në Institutin e Veterinarisë, ku Dr Chen Katz, drejtuesi i grupit të bioteknologjisë Migal, tha: “Koncepti ynë themelor ishte të zhvillonim teknologjinë dhe jo konkretisht një vaksinë për këtë lloj apo atë lloj virusi”.
Studiuesit thanë se vaksinimi oral shkaktoi nivele të larta të antitrupave specifikë anti-IBV .
Endocitoza është procesi në të cilin substancat futen në qeliza duke e rrethuar materialin me membranë që të luftojë virusin.
Shkencëtarët thonë se nëse mund të “rregullojnë sistemin” nga koronavirusi i shpendëve tek ai njerëzor që do të jetë brenda disa javësh, nëse funksionon gjithçka, do të kishim një vaksinë për të parandaluar koronavirusin.
“Duke pasur parasysh nevojën urgjente globale për një vaksinë të koronavirusit , ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të përshpejtuar procesin, shtoi ai.
Akunis tha se ai ka udhëzuar drejtorin e përgjithshëm të ministrisë që të shpejtojë të gjitha proceset e miratimit.
“Ne e dimë se virusi është 80 për qind i ngjashëm me virusin SARS-2 që shkakton COVID-19, por në të njëjtën kohë, ne jemi gjithashtu “inxhinierë” të një vaksinë potencialisht të re që do të jetë shumë më specifike kundër COVID-19,” Dr Maria Bottazzi nga Qendra për Zhvillimin e Vaksinave në Baylor.