Zona rreth syve vishet nga lëkura më e hollë dhe më delikate e trupit, e si pasojë rrudhat e para shfaqen pikërisht në këtë pjesë të lëkurës. Mimikat e fytyrës, mungesa e gjumit, rrezet e diellit përshpejtojnë shfaqjen e rrudhave, por Living më poshtë do të rendisë jo vetëm përbërësit që zbehin pamjen e rrudhave, por dhe një serum të përgatitur në kushte shtëpie. Ruajeni këtë recete që ta keni gjithmonë.
1.Kastraveci është i pasur me tiaminë, riboflavin, niacin, vitamina B që jo vetëm hidratojnë lëkurë por dhe e qetëson dhe e pastron në thellësi.
2. E bardha e vezës ka efekt lifting dhe aplikimi i saj në fytyre redukton në kohë dhe sheshon rrudhat e reja
3. Vaji i kokosit është i pasur në vitaminë E, shumë e rëndësishme për shëndetin e lëkurës. Lyeni pak zonën rreth syve në mbrëmje e në mëngjes do të shihni që çehrja juaj do të jetë më e gjallë.
4. Acidi glikolik i gjendur në qumësht ndihmon në riparimin e lëkurës dhe promovon prodhimin e kolagjenit.
5. Kos dhe mjaltë: Kjo maskë jo vetëm rregullon teksturën e lëkurës, por eliminon qelizat e vdekura dhe e hidraton në nivel qelizor.
Përbërësit: 50ml vaj argani, 5 kapsula vitaminë E
Shtypini kapsulat e vitaminës E dhe shtoni vajin e arganit derisa të krijohet një masë e njëtrajtshme.
Me ndihmën e një kunje pambuku aplikoni pak nga kjo masa në zonën ku keni rrudha për 10-15 minuta. Përdorimi i rregullt çdo mbrëmje do të japë rezultate të menjëhershme.