(QKUK), në Klinikën e Urologjisë është bërë për herë të parë intervenime urologjike me laparaskop.
Përmes një njoftimi nga QKUK, thuhet se kjo është bërë në bashkëpunim me doktorin nga Shkupi.
“Në Klinikën e Urologjisë, për herë të parë bëhen intervenime urologjike me laparaskop. Me ndihmën e dr. Skënder Saidit, urologut të mirënjohur nga Shkupi, mjekët në QKUK kanë operuar dy pacientë, që kishin ciste në veshkë”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.
Sipas këtij njoftimi thuhet se tash e tutje të gjithë pacientët të cilët vuajnë nga kjo sëmundje do të trajtohen me aparaturën e laparaskopit.
“Pacientët, që vuajnë nga këto probleme, tash, do të trajtohen me aparaturën e laparaskopit, derisa në programet operative, pas një kohe të shkurtër, për trajtim me metoda bashkëkohore, do të futen edhe patologjitë tjera. Klinika e Urologjisë ka një staf të përgatitur për të implementuar metodat e fundit kirurgjike, falë trajnimeve për aftësim profesional brenda dhe jashtë vendit, që ka ndjekur për një kohë të gjatë”, thuhet në përfundim të njoftimit.