Fjalë Kyçe

Si të rrisim sistemin imunitar që të mbrohemi më shumë nga koronavirusi

Si të rrisim sistemin imunitar që të mbrohemi më shumë nga koronavirusi

Paniku ndaj koronavirusit ka bërë që përdorimi i maskave të fytyrës të gjej përdorim tek gjithë njerëzit.

Nuk është befasuese që të ushqehesh mire, të bësh një gjumë të rehatshëm, ti lani duart çdo here mund të ju mbrojë trupin tuaj për të luftuar infeksionet, raporton “Mirror”, transmeton lajmi.net.

Këtu gjeni se si sistemi imunitar funksionon, dhe si ta mbani të balancuar…

Pra, çka është ajo?

Sistemi imunitar është një rrjet i qelizave, organeve dhe proteinave që mbrojnë trupin tuaj ndaj baktereve, viruseve dhe parazitëve.

Çdo ditë ne pranojmë miliona viruse, dhe puna e sistemit imunitar është të na mbajë te sigurtë.

Shtatë mënyrat më të lehta për të përforcuar sistemin imunitar:

Përdorimi i ushqimeve me shije djegëse si hudhra, qepa, xhinxheri, dhe speci i kuq i djegës. Ata kanë antioksidues, detoksifikim dhe vetitë antimikrobike.
Pini çaj të gjelbër, ai rrit qelizat antioksiduese që janë luftëtarët më të mëdha të infeksioneve.
Pushoni mire gjatë natës, kur themi të bëni një gjumë të mire e kemi fjalën për shtatë deri në nëntë orë. Përforcon qelizën T e cila lufton infeksionet në trup.
Largoni stresin. Truri dhe sistemi imunitar janë në komunikim të përhershëm, kur jemi të stresuar truri prodhon më shumë kortizolit dhe përgatitet trupin për raste emergjente. Por derisa jemi të stresuar, sistemi imunitar fiton stres.
Qëndroni të nxehtë. Është e vërtetë që thuhet se virus i ftohët është më shumë infektues në temperature më të ulëta se 37°C.
Fluidet, të qëndruarit të hidratuar i ndihmon trupit tuaj që në mënyrë natyrale të eliminojë toksinat dhe bakteret tjera që mund të shkaktojnë sëmundje të ndryshme. Pini së paku tetë gota ujë në ditë.
Vajrat esencial. Limoni ka proteina antibiotike të fuqishme, dhe stimulon prodhimin e qelizave të bardha të cilat luftojnë sëmundjet