Fjalë Kyçe

A e dini se në cilën kohë të ditës lindin më së shumti fëmijë?

A e dini se në cilën kohë të ditës lindin më së shumti fëmijë?

Më shumë se pesë milionë femra kanë marrë pjesë në hulumtimin, i cili ka treguar kur nënat më së shpeshti lindin fëmijë

Edhe pse koha më e shpeshtë e punës është nga e hëna në të premte standard nga ora nëntë deri në orën pesë pas dite, shtatzënat shumë rrallë mu në këtë periudhë “pune” sjellin në jetë vogëlushët e tyre, transmeton Telegrafi.

Sipas rezultateve të hulumtimit më të ri të realizuar nga Universiteti i Londrës, vetëm 28,5% e fëmijëve janë lindur në atë periudhë të ditës, derisa 71,5% prej tyre “kanë zgjedhur” vikendin, festat apo kohën midis orës 17:00 dhe 08:59.

Shkencëtarët kanë studiuar të dhënat mbi familjet në Britaninë e Madhe midis viteve 2005 dhe 2014 dhe kanë përfshirë të dhënat e 5.093.615 femrave.

Kanë arritur në përfundim që më së shumti fëmijë janë lindur në orët e hershme të mëngjesit midis orës 01:00 dhe 06:59, më së shpeshti diku rreth orës 04:00.

Rezultatet tregojë që lindjet me ndihmën e prerjes cezariane më së shpeshti bëhen gjatë vikendeve midis orës 09:00 dhe 11:59.

“Lindjet natën, në të vërtetë, mbase janë edhe si trashëgimi e paraardhësve tanë. Ata kanë jetuar në grupe të cilat kanë qenë aktive gjatë ditës, ndërsa janë tubuar natën për të pushuar. Pra, lindjet natën nënës dhe të sapolindurve u kanë ofruar mbrojtje të caktuar”, ka thënë dr. Petar Martin.