Pas shqiptarit të parë të konfirmuar me koronavirus në Itali, është konfirmuar dhe një persona tjetër në qytetin e Comos.
Në një lidhje direkte me gazetaren e Ora News nga Italia, Alba Kepi bën me dije rastin.
Ishte vetë personi që e shprehu hapur në rrjetet e tij sociale se ishte i prekur me koronavirus.
Preokupuse është informacioni i publikuar nga specialistët të cilët flasin se situata e përhapjes së koronavirusit po shkon drejt Romës. Sapo ka dalë në komunikim në Twitter kryetarja e bashkisë së Romës e cila i kërkon qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi. Sekreti për të parandaluar këtë virus është që të jemi seriozë dhe të zbatojmë ato masa parandaluese që kanë përhapur autoritetet por mbi të gjitha është evitimi i jetës sociale.
Deri më sot Italia ka mbi 2 mijë mjekë të infektuar nga koronavirusi gjë që e vendos në dyshim sistemin sanitar për sa i përket personelit. Në Institutin infektiv është ngritur një kamp për të përballuar një emergjencë të mundur. Pas nënshkrimit të dekretit nga qeveria se është e pamundur që të përballohet virusi me këtë personel mjekësor, u bëhet thirrje qytetarëve që të ndjekin rregullat e publikuara nga shteti. 2 Dy mijë persona janë shtruar në qendra spitalore ndërkoë që mbi 700 janë në kujdes intensiv mjekësor. të tjerë po kurohen në kushte shtëpie. Një tjetër shqiptar në qytetin e Comos ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Është vetë personi që e bën të ditur në rrjete sociale. Nuk mund të publikoj identitetin e personit në fjalë.