Oda e Farmacistëve të Kosovës, përmes një njoftimi të bërë në faqen zyrtare Facebook, ka dhënë një apel.
Ata kanë thënë që të mos merren barnat për vetmjekim pasi pa u kryer studimet klinike ende nuk dihet siguria e përdorimit të tyre e as efektet anësore serioze, transmeton Indeksonline.
Ky është njoftimi i plotë:
Të nderuar kolegë
Po ju përcjellim një përshkrim shumë të mirë të situatës lidhur me aspektin rregullativ të barnave “për trajtimin e COVID-19” për të cilat aq shumë po shkruhet këto ditë me baze e pa bazë.
OFK falenderon kolegen Vesa Halimi për një shtjellim aq profesional duke hequr të gjitha dilemat edhe për mënyrën e përdorimit të ketyre barnave.
Le të jetë kjo një thirrje për të gjithë përfshirë edhe mediat që të mos japin lajme të pabazuara të cilat pastaj po i “detyrojnë“ qytetarët që të vrapojnë nëpër barnatore për ti kërkuar këto edhe me forma presioni nganjëherë.
OFK i bashkohet kësaj thirrje që të mos merren barnat për vetmjekim pasi pa u kryer studimet klinike ende nuk dihet siguria e përdorimit të tyre e as efektet anësore serioze.
Kolegët farmacistë i rekomandojmë që ta lexojnë materialin për informatat e detajuara rreth “Përdorimit të mëshirshëm të barnave- Compasionate use “.