Në Klinikën e Syve në QKUK, për herë të parë është kryer operacioni për heqje të trupit të huaj me anestezion loka.
Në Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, konkretisht në Kliniken e Syve, për herë të parë, me anestezion lokal është kryer operacioni për heqjen e trupit të huaj nga syri.
“Kjo ndërhyrje është kryer tek pacienti B.A ((1956), syri i të cilit pas CT-sëkontrolluese është në gjendje të mirë.Operacionin e ka kryer ekipa në përbërje të, dr. Ardian Shabani, dr. Adem Miftari dhe anesteziologu Hilmi Havolli, të shoqëruar nga ekipa e instrumentareve të klinikes dhe stafi tjetër mbështetës”, thuhet në njoftimin e tyre.
Ndërhyjret e tilla deri më tani janë kryer jashtë institucioneve publike shëndetësore, ku pacientët kanë paguar 5 mijë euro.
Njoftimi i plotë:
Në Klinikën e Syve për herë të parë kryhet operacioni për heqje të trupit të huaj me anestezion lokal
Në Klinikën e Syve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, për herë të parë, me anestezion lokal dhe premidikim është bërë heqja e trupit të huaj në sy.
Kjo ndërhyrje është kryer tek pacienti B.A ((1956), syri i të cilit pas CT-sëkontrolluese është në gjendje të mirë.Operacionin e ka kryer ekipa në përbërje të, dr. Ardian Shabani, dr. Adem Miftari dhe anesteziologu Hilmi Havolli, të shoqëruar nga ekipa e instrumentareve të klinikes dhe stafi tjetër
mbështetës.
Ndërhyjret e tilla deri më tani janë kryer jashtë institucioneve publike shëndetësore, ku pacientët kanë paguar 5 mijë euro.
Klinikae Syve, pas paisjes me aparaturë të re, në vazhdimësi ka rritur gamën e shërbimeve shëndetësore, me qëllim të uljes së referimeve jashtë institucioneve publike shëndetësore.