Shkencëtarët kanë rekrutusr 70 gra shtatzëna që përdorin marihuanën, në mënyrë që të analizojnë efektet e drogës në trurin e foshnjave.
Projekti “Moms + Marijuana” në Universitetin e Uashingtonit në Shkollën e Mjekësisë është i fundit në një varg studimesh që garojnë për të dhënë disa informacione konkrete, pas rritjes së përdorimit të kanabisit në çdo grup, duke përfshirë nënat shtatzëna.
Ata janë duke ofruar $300 për gratë e moshës 21 deri në 34 vjeç, të cilat janë më pak se 13 javë shtatzënë, për t’i monitoruar përgjatë shtatzënisë së tyre.
Duke u regjistruar, ato pranojnë që të porsalindurit e tyre do t’i nënshtrohen skanimit të trurit MRI në moshën gjashtë muajsh, për t’u krahasuar me trurin e foshnjave, nënat e të cilëve nuk kanë përdorur kanabis, alkool apo cigare.
Lajmi i studimit shkaktoi disa reagime nxitëse. Madje, një gazetar anti-marihuanë, Alex Berenson, e krahasoi me studimin Tuskegee, kur burrat afrikano-amerikanë me sifilis u mashtruan nga shkencëtarët, të cilët u dhanë atyre placebo, duke e ditur se do t’i dëmtonte ata.
Por, shumica në komunitetin mjekësor pajtohen se, megjithëse mund të ketë rreziqe, është e rëndësishme të zhvillohet një studim për të përcaktuar se cilat janë këto rreziqe.