Fjalë Kyçe

Shtatori sjell virozat – Mjekët tregojnë simptomat: Mos e ngatërroni me covidin

Shtatori sjell virozat – Mjekët tregojnë simptomat: Mos e ngatërroni me covidin

Shtatori ka sjellë virozat e stinës si tek të rriturit dhe te fëmijët e vegjël. Temperaturë infeksione të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes apo të vjella  kanë manifestuar pothuajse të gjitha moshat. Mjekja pediatre Artenida Bitri shpjegon se ka një situatë ndryshe nga shtatori i kaluar.

“Janë shtuar virozat . Ndryshe nga shtatori i kaluar ku kishim gastroenterite tani kemi infeksione të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes”.

Por këto simptoma janë pothuajse  të njëjta me ato që shkakton covid 19 dhe prindërit panikohen menjëherë.

“Prindërit shqetësohen shumë e menjëherë na kontaktojnë”

Frika nga covidi ka zgjidhur dhe një tjetër fenomen shqetësues. Tanimë prindërit nuk e marrin iniciativën t’i japin fëmijës antibiotik pa u konsultuar me mjekun.