Disa persona që kishin dalë vullnetarë që të testohet vaksina kundër Covid-19 në ta, shpjeguan se çka ishin efektet anësore.
Vullnetarët e testimit të vaksinës kundër Covid-19 kanë folur për herë të parë rreth efekteve që ka pasur vaksina te ata, shkruan “DailyMail”.
Rreth 43,500 persona kanë qenë vullnetarë të testimit dhe disa prej tyre i shpjeguan efektet anësore si pasojat e njëjta që keni kur pini shumë alkool, transmeton lajmi.net.
Ndër efektet më të shpeshta ishin dhembjet e kokës, të përziera, dhembje në të gjithë trupin dhe temperaturë.
Gjithashtu disa nga ata thanë se efektet ishin më të rënda pas marrjes së vaksinës së dytë.
Ndërsa disa nga ta thanë se nuk kishin ndjerë ndonjë efekt. Disa prej tyre edhe u infektuan me koronavirus edhe pas marrjes së vaksinës.
Të gjithë prej tyre u shprehën se ndihen të lumtur që më në fund luftimi i kësaj pandemie po bëhet i mundur pas gjithë këtyre muajve përpjekje.