Këto pesë gjene kyçe ndërlidhen me rastet më të rënda të Covid-19 kanë njoftuar shkencëtarët të premten, në hulumtimin e botuar që po ashtu sugjeron se ilaçe ekzistuese mund të ripërdoren për të 5trajtuar njerëzit që rrezikohen të vuajnë keq nga kjo sëmundje.
Hulumtuesit që studiuan ADN e 2700 pacientëve me Covid-19 në 208 njësi të kujdesit intensiv përreth Britanisë zbuluan se 5 gjene të përfshira në dy procese molekulare – imunitetin antiviral dhe inflamacion të mushkërive – ishin qendrore në shumicën e rasteve të rënda.
“Rezultatet që gjetëm menjëherë na drejtuan tek ilaçet që do të duheshin të jenë krye të listës për teste klinike” tha Keneth Baillie, këshilltar akademik në mjekësinë urgjente në Universitetin e Edinburgh që bashkë udhëhoqi hulumtimin.
Gjenet e identifikuara – IFNAR2, TYK2, OAS1, DPP9 dhe CCR2 – pjesërisht shpjegojnë përse disa njerëz sëmuren rëndë me Covid-19, ndërsa të tjerët nuk janë të ndikuar, tha Baillie.
Të gjeturat, janë botuar në revistën Nature, tha ai për agjencinë e lajmeve Reuters, do të ndihmojnë përshpejtimin e gjetjes së ilaçeve për Covid-19 duke kryer prova klinike për ato ilaçe që shënjestrojnë rrugët specifike të anti virale dhe anti inflamacionit.
Në mesin e ilaçeve me potencial, tha Baillie, do të duhej të ishte klasa e ilaçeve anti inflamatore të emëruara JAK inhibitor, që përfshijnë ilaçin për artritin baricitinib, të prodhuar nga Eli Lilly.
Ekipi hulumtues gjeti se nxitja e veprimit të gjenit INFAR2 mund të krijoj mbrojtje kundër Colvid-19, pasi ka gjasë q1ë imiton efektin e trajtimit me interferon.
Ilaçe tjera të ndryshme po hulumtohen në prova klinike për potencialin e tyre të shërimit të Covid1-19 përfshi interferon-beta-1a, interleukin-1 receptor antagonist dhe ilaçi për artrit Kevzara i Sanofi.
Deri tani, steroidi dexamethasone dhe antivirali remdesivir, të prodhuar nga Gilead, janë ilaçet e vetme të autorizuara në botë për trajtimin e pacientëve me Covid-19 – megjithëse remedesivir nuk rekomandohet për rast të rënda.
Muajin e kaluar Administrata për Ushqime dhe Barëra e SHBA’së aprovoi ilaçin e antitrupave për Covid-19, bamlanivimab, për pacientë që nuk janë të shtrirë në spital por rrezikohen të sëmuren rëndë për shkak të moshës apo sëmundjeve tjera.