Vaksina antiCovid-19 e bërë nga Pfizer dhe BioNTech është jashtëzakonisht e efektshme pas marrjes së dozës së dytë, deklaroi sot Ministria izraelite e Shëndetësisë.
“Vaksina është provuar rreth 99% e efektshme në parandalimin e shtrimit në spital, sëmundje serioze dhe vdekje për ata që kanë kaluar dy javë nga doza e dytë”, sipas të dhënave të ministrisë.
Protokolli për të administruar vaksinën përfshin dy injeksione me tri javë diferencë. Izraeli është vendi i parë në botë që demonstron përfundimisht efektin e vaksinës.
Bazat e të dhënave të dixhitalizuara të vendit lejojnë gjurmim gjithëpërfshirës epidemiologjik.