Fjalë Kyçe

Edhe një shtet tjetër pezullon vaksinën AstraZeneca

Edhe një shtet tjetër pezullon vaksinën AstraZeneca

Përdorimi i vaksinës së Oxford-AstraZeneca është pezulluar edhe në Irlandë. Komiteti Këshillues Kombëtar i Imunizimit (NIAC) e rekomandoi këtë hap pas disa raporteve se vaksina shkaktonte mpiksje gjaku.

“Nuk është arritur në përfundimin se ka ndonjë lidhje midis vaksinës Covid-19 AstraZeneca dhe këtyre rasteve. Sidoqoftë, Komiteti Këshillues Kombëtar i Imunizimit ka rekomanduar shtyrjen e përkohshme të programit të vaksinimit AstraZeneca të vaksinës Covid-19 në Irlandë.”, deklaruan autoritetet.

Në një postim në Twitter, ministri Irlandez për Shëndetësinë Stephen Donnelly, tha ky vendim ishte një “hap paraprak”.

Më shumë se 110,000 doza të vaksinës AstraZeneca janë administruar në Irlandë, që është rreth 20% e të gjitha dozave të dhëna deri më tani.

Edhe një numër vendesh të tilla si Danimarka, Norvegjia, Islanda, Bullgaria, Tajlanda, dhe disa rajone në Spanjë kanë pezulluar përdorimin pas rasteve të mpiksjes së gjakut te disa persona që kishin marrë vaksinën. Italia dhe Austria ka pezulluar vetëm disa furnizime të caktuara si masë parandaluese.

Komisioni Europian tha me herët se vaksina është e sigurt për përdorim duke shtuar se rregullatori i bllokut, EMA kishte shqyrtuar paraprakisht një rast në Austri, ku nuk ishin vërejtur lidhje mes vaksinimit dhe problemeve me gjakun.

Ndërkaq, shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se po shqyrtonin më shumë kujdes raportimet e fundit për vaksinën e AstraZeneca-s.