Shkencëtarja Ozlem Tureci që fitoi garën për të dhënë vaksinën e parë kundër COVID-19, thotë se njerëzit mund të jenë të sigurt që vaksinat janë të sigurta dhe teknologjia që qëndron pas saj së shpejti do të përdoret për të luftuar një tjetër sëmundje globale – kancerin.Ozlem Tureci, e cila bashkë-themeloi kompaninë gjermane “BioNTech” me burrin e saj, po punonte në një mënyrë për të shfrytëzuar sistemin imunitar të trupit për të trajtuar tumoret kur u njoftua vitin e kaluar për një virus të panjohur që infektonte njerëzit në Kinë.
Brenda 11 muajsh, Britania kishte autorizuar përdorimin e vaksinës “mARN BioNTech” të zhvilluar me gjigantin farmaceutik amerikan “Pfizer”, të ndjekur një javë më vonë nga Shtetet e Bashkuara.
“Të marrësh vendime të guximshme dhe të besosh se nëse ke një ekip të jashtëzakonshëm, do të jesh në gjendje të zgjidhësh çdo problem dhe pengesë që të del përpara në kohë reale”, tha Tureci për Associated Press në një intervistë.Tureci, e cila ka lindur në Gjermani nga emigrantë turq, tha se kompania, e cila ka anëtarë të stafit nga 60 vende, u drejtohet organeve të mbikëqyrjes mjekësore që nga fillimi, për të siguruar që lloji i ri i vaksinës do të kalojë kontrollin rigoroz të rregullatorëve. AP