Ja si të llogarisni se kur duhet të shtriheni për të fjetur!
Sa keni fjetur mbrëmë? Po një natë më parë? Ndoshta nuk i mbani shënim oraret e gjumit, por një gjumë i mirë është shumë i rëndësishëm për shëndetin.
Ndoshta nuk e vini re, por sasia e gjumit mund të ndikojë çdo gjë nga pesha dhe metabolizmi te mënyra e funksionimit të trurit dhe humori juaj.
Në këtë artikull, do ju ndihmojmë të kuptoni sesi të llogarisni orarin më të mirë për t’u shtrirë për gjumë bazuar në orën e zgjimit dhe ciklet e gjumit.
Fillimisht, sa gjumë ju duhet? Kjo varet nga mosha juaj. Një bebe mund të ketë nevojë deri në 17 orë gjumë, ndërsa një i rritur 7 orë.
Sipas National Sleep Foundation nevoja për gjumë sipas moshës është si më poshtë:
Nga lindja në 3 muaj: 14 deri 17 orë
4 deri 11 muaj: 12 deri 15 orë
1 deri 2 vjeç: 11 deri 14 orë
3 deri 5 vjeç:10 deri 13 orë
6 deri 13 vjeç: 9 deri 11 orë
14 deri 17 vjeç: 8 deri 10 orë
18 deri 64 vjeç: 7 deri 9 orë
65 vjeç e lartë: 7 deri 8 orë
Llogaritësi i gjumit:
Orari i gjumit varet nga: ora që do të zgjoheni, përmbushja e pesë deri në 6 cikleve 90 minutëshe dhe 15 minuta që nevojiten për t’ju zënë gjumi.