Nga studimet e shumta dhe të vazhdueshme mbi përhapjen e Covid-19 vijnë vazhdimisht lajme të mira.
Ekspertë të shumtë besojnë se koronavirusi, i cili është përhapur globalisht do të bëhet endemik në të ardhmen dhe për këtë arsye do të përhapet vetëm lokalisht, duke zvogëluar gradualisht agresivitetin e tij.
Me pak fjalë do të jetë i ngjashëm me një grip normal. Sipas studimit të publikuar nga Corriere della Sera, ky skenar pozitiv është parashikuar nga dy grupe të ndryshme shkencëtarësh: ata nga Universitetit Kolumbia në New York dhe kolegët nga Departamentet të Biologjisë së Universitetit Shtetëror të Emory dhe Pensilvanisë, të cilët publikuan studimin.
Falë simulimeve të ndryshme të kryera, fati i koronavirusit duhet të jetë saktësisht i njëjtë me viruset e tjera që qarkullojnë tek njerëzit dhe që shkaktojnë gripin apo të ftohurën e thjeshtë.