Kur jemi të mbingarkuar dhe të lodhur e humbasim motivimin, biem në monotoni dhe pasi ke rënë në këtë grackë është shumë e vështirë të dalësh.
Megjithatë ajo që mund të vendosni në pjatë mund të ndryshojë mënyrën sesi ju e shihni jetën. Rreth 30% e amerikanëve përjetojnë çrregullime të ankthit në një moment në jetën e tyre dhe sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Mendor gratë janë gati dy herë më të rrezikuara se meshkujt.
Duke pasur parasysh se stomaku juaj shërben si truproje për pjesën tjetër të sistemeve tuaja imune dhe neurologjike, kujdesi që duhet t’i kushtoni dietës mund t’ju sjell dobi.
Përderisa nuk ka ushqim magjik që mund të “shërojë” ose “të trajtojë” ankthin ka disa produkte që falë enzimave, mineraleve dhe lëndë ushqyese rrisin gjendjen tonë shpirtërore, nxisin prodhimin e hormonit të lumturisë.
Prandaj mos harro asnjëherë për t’u ndjerë më i lumtur, të vendosësh në pjatën tënde: Qershi, Kivi, Prodhime deti, Avokado, Bishtajoret, Kosi, Drithërat, Produktet e qumështit, Farat e kungullit.