Ata që e kalojnë Covid-19 me simptoma të lehta i mbajnë antitrupat në trupin e tyre deri në 11 muaj. Përfundimi ka ardhur në një artikull në revistën “Nature”.
Për studimin janë marrë kampione gjaku nga 77 persona që e kanë kaluar Covid-19.
Në fazën e parë të studimit, kampionët treguan një ulje të prezencës së antitrupave pas infektimit.
Por në 4-11 muajt pas infektimit me kovid, kjo rënie e antitrupave nis të zvogëlohet.
Më pas studiuesit morën gjithashtu mostra të palcës së kockave nga 18 pacientë të infektuar më parë, për të matur praninë e qelizave në palcën e kockave, të cilat janë të rëndësishme në mbrojtjen e antitrupave dhe zhvillimin e mbrojtjes virale afatgjatë.
Brenda tyre studiuesit gjetën qeliza plazmë të palcës së kockave me jetë të gjatë të cilat do të prodhonin antitrupa për Covid-19.
Sipas përfundimeve të studiuesve, prania e këtyre qelizave nuk do të thotë se mund të krijohet automatikisht një reagim i fortë imunitar nëse ndonjë nga këta pjesëmarrës do të infektohet përsëri, por që ekziston potenciali për përgjigje imune të gjatë.