Fjalë Kyçe

Vlerat shëndetësore të rrushit të kuq kundër plakjes së parakohshme

Vlerat shëndetësore të rrushit të kuq kundër plakjes së parakohshme

Rrushi konsiderohet një nga frutat më të shëndetshëm. Ai është një burim i shkëlqyer vitaminash, mineralesh, fibrash dhe acidesh yndyrore.

Rrushi është plot e për plot me ushqyes që i bëjnë mirë lëkurës, zemrës dhe enëve të gjakut.

Atë e gjejmë në ngjyrën e zezë, të kuqe dhe të bardhë

Në larminë e këtij fruti, ekspertët e AgroWeb janë të bindur që rrushi i kuq është ndër më të shëndetëshmit.

Të gjitha tipet e rrushit i përkasin të njëjtës familje botanike, por janë specie të ndryshme, ndonëse gjenden me shumicë në të gjithë botën.

Të gjitha varietetet e rrushit janë të pasur me ushqyes, minerale dhe vitamina por rrushi i kuq dhe ai i zi kanë më shumë antioksidantë.

Vlerat Shëndetësore të rrushit të kuq

Rrushtë e kuq transformohen në verë, reçelëra, marmalada apo edhe lëngje të ndryshme.

Rrushtë e kuq janë të pasur me antioksidantë siç është resveratroli dhe flavonoidë të tjerë që eliminojnë radikalet e lira dhe luftojnë plakjen e parakohshme dhe shenjat e saj.

Antioksidantët tek rrushi i kuq stimulojnë imunitetin dhe ulin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare apo edhe kancerit.

Këto kokrra të shijshme përmbajnë edhe melatoninë, një hormon që rregullon gjumin dhe ndërveprimin e hormoneve të tjera.

Si të zgjedhësh varietin e duhur të rrushit të kuq

Në mënyrë që të blini rrushtë me përqendrimin më të lartë të antioksidantëve dhe ushqyesve, ekspertët e AgroWeb.org sugjerojnë përzgjedhjen e kokrrave të pjekura dhe në formë të plotë të rrushit.

Kokrrat nuk duhet të jenë të vyshkura apo të rrudhosura por të forta e plot shkëlqim.

Mënyra kryesore për të parashikuar ëmbëlsinë e rrushit është ngjyra.

Ngjyra e kuqe duhet të jetë e thellë që të sinjalizojë ëmbëlsinë.

Nëse për një arsye a tjetër, rrushi i blerë në market rezulton të jetë jo shumë i ëmbël, atëherë lëreni rrushin të piqet edhe për dy ditë të tjera dhe më pas konsumojeni sipas dëshirës. /AgroWeb