Personat që kanë imunitet të dobët e që janë vaksinuar, mund të vaksinohen edhe me dozën e tretë, ka vlerësuar një panel i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në vendimin për autorizim të shtatë vaksinave kundër koronavirusit.
Alehandro Kraviato, shef i komisionit autorizues të OBSH-së, ka thënë se personat me probleme imuniteti duhet të marrin edhe vaksinën e tretë me qëllim që të gëzojnë mbrojtje të plotë nga infektimi me koronavirus.
Zyrtarët kanë rekomanduar gjithashtu dozën e tretë të vaksinës për personat mbi gjashtëdhjetë vjeç. Edhe më parë ekspertët e OBSh-së kishin rekomanduar dozën e tretë për personat me imunitet më të dobët po qe se mund të respektohej regjimi i mbrojtjes.