Fjalë Kyçe

Vaksina e parë kundër Covid-19 nga duhani

Vaksina e parë kundër Covid-19 nga duhani

Medicago, një degë e kompanisë farmaceutike japoneze Mitsubishi Tanabe Pharma, pritet të aplikojë  tek autoritetet kompetente të Kanadasë për miratimin e një vaksinë kundër koronavirusit deri në fund të vitit 2021.

Kjo mund të jetë vaksina e parë anti-Covid që është prodhuar nga duhani dhe sipas prodhuesve është më e lirë dhe më e lehtë për tu transportuar dhe ruajtur sesa vaksinat e tjera. Kompania japoneze me qendër në Osaka pret që kërkesa globale për vaksinat e koronavirusit të mbetet e lartë në të ardhmen pas shfaqjes së varianteve të reja të virusit. Kjo është arsyeja pse ai shpreson të ketë mundësinë për të depërtuar në një treg të madh që deri më tani dominohet nga Pfizer, Moderna dhe AstraZeneca.

Deri më sot, asnjë vaksinë bimore nuk është miratuar për përdorim te njerëzit. Por përkrahësit e këtyre vaksinave thonë se ato janë një zgjidhje e duhur pasi gjethet e bimës rriten shpejt, gjë që përshpejton procesin e prodhimit dhe ul koston e prodhimit të vaksinave, raporton abcnews.al