Sipas një studimi të fundit, nëse gratë konsumojnë rregullisht kos natyral, ato mund të ulin rrezikun e kancerit. Studiuesit thonë se një nga shkaqet e kancerit të gjirit mund të jetë inflamacioni që shkaktohet nga bakteret e dëmshme.
Megjithatë, ideja e tyre është ende duhet të miratohet dhe ka prova që mbështesin se inflamacioni i shkaktuar nga bakteret lidhet me kancerin.
Kosi përmban baktere të dobishme fermentuese të laktozës që gjenden zakonisht në qumësht, të ngjashme me bakteret, ose mikroflora, që gjenden në gjinjtë e nënave që kanë ushqyer me gji. Sugjerimi i tyre është se kjo baktere fermentuese e laktozës në gji është mbrojtëse sepse çdo vit i ushqyerjes me gji redukton rrezikun e kancerit të gjirit me 4.3 për qind, shkruan India, trasnmeton Klankosova.tv.
Ka rreth 10 miliardë qeliza bakteriale në trupin e njeriut dhe ndërsa shumica janë të padëmshme, disa baktere krijojnë toksina të cilat shkaktojnë inflamacion në trup. Inflamacioni kronik shkatërron mikrobet e dëmshme por gjithashtu dëmton trupin.
Studimi që është publikuar në revistën “Medical Hypotheses” u krye nga studenti i mjekësisë në Universitetin Lancaster, Auday Marëaha, Prof Jim Morris nga Spitalet Universitare të Morecambe Bay NHS Trust dhe Dr Rachael Rigby nga Fakulteti i Shëndetit dhe Mjekësisë i Universitetit Lancaster.