Njerëzit shpenzojnë aq shumë kohë mbi ekranet, e cila ndikon të zhvillohet ‘thumbi kockor’ në pjesën e pasme të kafkës. Studiuesit thanë se është rritur numri i njerëzve që kanë të ashtuquajtur zgjatje të jashtme në bazën e kafkës së tyre. Sipas hulumtimeve, gungat janë më të shpeshtat mes 18 dhe 30-vjeçarëve.
Shkencëtarët në Universitetin e Sunshine Coast në Queensland, Australi, kanë bërë hulumtime të hollësishme mbi këtë fenomen. Ata skanuan kafkat e më shumë se një mijë njerëzve nga mosha 18 deri në 86-vjeç, raporton BBC Future.
Hulumtuesi kryesor, Dr. David Shahar, i tha BBC se për 20 vjet sa punon, vetëm në dekadën e fundit gjithnjë e më shumë zbulon se pacientët e tij kanë këtë rritje në kafkë madje deri në tre centimetra. Ai sugjeron se arsyeja që ‘thumbi kockor’ (gunga) po bëhet gjithnjë e më i zakonshëm është koha që njerëzit – veçanërisht të rinjtë – shpenzojnë duke shikuar poshtë.
Orët e kaluara në smartfonë, tabletë dhe laptopë mund të bëjnë aq shumë tendosje në pjesët më të vogla të përdorura të trupit saqë ato të ndryshojnë. Në mënyrë të veçantë, muskujt që lidhin qafën në pjesën e prapme të kokës janë të mbingarkuara, ndërsa përpiqen të mbajnë kafkën – një kokë mesatare e rritur mund të peshojë rreth 5 kilogramë.
Në përgjigje të atyre muskujve që bëhen gjithnjë e më të mëdha, sugjeron dr Shahar, skeleti rrit shtresa të reja të kockave për të përforcuar dhe zgjeruar zonën. Arsyeja për këtë, sugjerojnë hulumtuesit, është një “revolucion teknologjik i të mbajturit të pajisjeve në dorë”. Sipas hulumtimit të zbuluar vitin e kaluar, një person mesatar në Britani të Madhe kalon 24 orë në javë – rreth tre e gjysmë në ditë – në smartfonin e tij.
Mesatarisht, njerëzit kontrollojnë smartfonët e tyre çdo 12 minuta. Rreth 78 për qind e britanikëve kanë një smartfon dhe një në pesë të rritur shpenzojnë 40 orë ose më shumë në internet çdo javë. Shahar dhe kolegët shkruan në studimin e tyre se “ngarkesa e përsëritur dhe e qëndrueshme mekanike” çon në përshtatjen e tendonave dhe indeve lidhëse.
“Çrregullimet muskulore-skeletore që lidhen me sjelljen e dobët gjatë përdorimit të kompjuterëve dhe tabletëve janë hetuar gjerësisht dhe janë identifikuar si faktor rreziku për zhvillimin e simptomave të lidhura në qafë, supe dhe krahë”, tha ai.