A e dini që do të mund të kursenim një sasi goxha parash në vit nëse ushqimin do ta depozitonim në mënyrë të drejtë?
Ekspertët tregojnë se ku është vendi i vërtetë që të vendosni pemët dhe perimet e freskëta, ndërkaq kjo taktikë mund t’ju ndihmojë të kurseni para, transmeton Telegrafi.
Patatet, qepët dhe hudhrat
Gjithmonë duhet të qëndrojnë jashtë frigoriferit, më saktë në vend të errët në temperaturë dhome. Për t’ia zgjatur qëndrueshmërinë patateve, nxirrni nga qeset e plastikës.
Cilat pemë dhe perime patjetër duhet t’i mbani në frigorifer?
– Sallatat dhe të gjitha perimet e gjelbra
– Kastravecin dhe fasulen
– Karotën
– Dredhëzat, agrumet dhe grejpfrutin
– Kërpudhat (në ambalazh ngjyrë kafeje).
Domatet
Nuk është e thënë t’i mbani në frigorifer, mirëpo nëse megjithatë i mbani do të ndikojë në shijen e saj delikate. Domaten e pjekur mund ta mbani në temperaturë dhome, por në vend të errët dhe assesi në vende të tjera.
Avokadoja
As avokadon nuk është e thënë ta mbani në frigorifer, mirëpo nëse akoma është e fortë kur e blini, rekomandohet që ta vendosni në qese bashkë me mollë. Vetëm kur ta pritni mund ta fusni në frigorifer.
Mollët, pjeshkat, kivi
Gjithashtu nuk është e dëshirueshme t’i mbani në frigorifer, sepse përfundimisht më gjatë do të qëndrojnë nëse i mbani në temperaturë dhome. Kjo ndodh kështu për shkak se të gjitha pemët dhe perimet lirojnë gazin natyror etilen, i cili i bën që të piqen.
Ky gaz i cili më shpejt prodhohet në pemët e përmendura më sipër madje mund të ndikojë edhe në pemët dhe perimet e tjera të cilat ndodhen përreth.
Bananet, mangoja dhe ananasi
Nëse i mbani në frigorifer gjithsesi do të ndikojë në shijen e tyre. Ngjashëm sikur te mollët dhe kivi, edhe kjo pemë përmban nivel të lartë etileni, i cili lirohet në temperatura të ulëta.
Për të penguar që pemët të myken, ndani bananet veçantë dhe mbështillni në qese plastike. Mangon dhe ananasin mbani në frigorifer vetëm pasi t’i keni prerë.
Dhe perimet?
– fletët e sallatave mbani në kuti hermetikisht të mbyllur të cilën do ta mbështillni me peshqirë letre. – Perimet gjithashtu mbështillni në peshqirë letre në mënyrë që të absorbojnë lagështinë, ndërkaq ndërrojani pas pak ditësh.
– Perimet e pjekura mirë apo të mykura mos i mbani në afërsi të pemëve dhe perimeve të tjera, sepse do të ndikojnë në prishjen e tyre.