Shkencëtarja kryesore e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Soumya Swaminathan, u ka bërë thirrje njerëzve që të mos bëjnë panik për shfaqjen e variantit të ri të koronavirusit, Omicron.
Ajo në një konferencë për Reuters Next ka thënë se tani janë në një situatë më ndryshe se sa vitin e kaluar.
“Duhet të jemi të përgatitur dhe të kujdesshëm, të mos kemi panik, sepse jemi në një situatë më ndryshe se sa një vit më parë”, tha ajo.
Sëaminathan shpalosi të dhëna që tregojnë se numri i rasteve të Omicron po dyfishohet çdo ditë në Afrikën e Jugut, ku u identifikua për herë të parë.
Shumë qeveri kanë shtrënguar rregullat e udhëtimit për të menaxhuar situatën me variantin e ri.
Megjithatë, Omicron është identifikuar në 40 vende të botës, u tha në një konferencë në Shtëpinë e Bardhë, shkruan Reuters.