Vallëzimi Zumba mund të lehtësojë miliona gra nga agonia e dhimbjes gjatë periudhës së menstruacioneve, sugjeron një hulumtim i ri.
Studimi zbuloi se një stërvitje një herë në javë, redukton shqetësimin e dhimbjeve menstruale.
Dhimbja e periudhës ndikon të paktën te gjysma e grave që kalojnë në fazën menstruale dhe mendohet se shkaktohet nga një fluks i kimikateve të quajtura prostaglandinat.
Prostaglandinat shkaktojnë ngushtimin e enëve të gjakut në mitër, gjë që pengon oksigjenin që të arrijë indin e mitrës, duke shkaktuar dhimbje.
Ushtrimi në përgjithësi mendohet të ‘derdh’ këto kimikate, duke rritur furnizimin e mitrës me gjak të pasur me oksigjen.
Vallja Zumba mund të jetë veçanërisht tërheqëse për shkak se ajo është “e modës, e përballueshme dhe më pak formale” sesa klasat e tjera të ushtrimeve, thonë kërkuesit. /Gazeta Alo/