Shpesh emocionet mund të na “shkatërrojnë” por të mësoni nga gabimet është diçka që ju ndihmon të ndërtoni të ardhmen.
Pendesa për diçka që keni bërë në të kaluarën mund të ju konsumojë dhe të ju tjetërsoj dhe shpesh mund edhe të ju shkatërroj jetën, raporton “The Guardian”, transmenton lajmi.net.
Nuk është e pazakonshme që disa persona vizitojnë psikologë për shkak që janë penduar dhe nuk mund të vazhdojnë jetën e tyre për diçka që kanë bërë, çoftë diçka lidhur me dashurinë, zgjedhjet e karrierës, famlijen etj. Lloji i pendesës që bënë këta persona të fillojnë terapi janë të tilla si: “unë jam njeri i keq” ose “jam i tmerrshëm”, dhe kjo ndikon jashtëzakonisht shumë në shëndetin mendor të këtyre personave, sepse zakonisht kur jemi të rrethuar me pendim, ne kemi tendencë të fajsojmë vetëm veten.
Andaj, për të mos i bërë dëme vetes, shumë terapeutistë dhe psikologë këshillojnë këta persona se pendimin duhe ta pranoni dhe se nuk egzistonë asnjë lloj zgjidhje për ndjenjën e dhembjes dhe zhgënjimit, por janë gjëra të cilat përjetohen dhe që mundohesh të mbijetosh.
Si dhe për fund shikoni pendimin si një mundësi që në herën tjetër, të i bëni gjërat siç duhet, jo si një sinjal ku duhet të dorëzoheni dhe të mos provoni më.