Fjalë Kyçe

Hormonet që ndikojnë në gjendjen tuaj emocionale

Hormonet që ndikojnë në gjendjen tuaj emocionale

A e dini se cilat janë hormonet që ndikojnë në emocionet dhe peshën tuaj dhe se si duhet t’i balanconi
ato?
– Insulina: Ndryshueshmëria e insulinës që ka të bëjë me diabetin, mund të shkaktoj shtim të peshës,
letargji, pagjumësi, nervozë, huti dhe mjegulli mendore.
– Kortizoli: Ky hormon i stresit mund të shkaktoj pagjumësi, ankth, sulm urie dhe mungesë epshi; ndërsa
sasitë e larta të këtij hormoni shkaktojnë edhe shtim të peshës.
– Grelina: Niveli i këtij hormoni të urisë rritet me ndikimin e pagjumësisë dhe shkakton deponimin e
yndyrës në trup duke rritur dëshirën për të ngrënë edhe pas ngrënjes së mjaftueshme.
– Leptina: Ky hormon që njihet edhe si “hormon i ngopjes”, rregullon energjinë. Por pagjumësia shkakton
probleme në tajitjen e leptinës.
– Adiponektina: Ky hormon luan rol të rëndësishëm në djegien e yndyrës. Sasia e adiponektinës që
posedoni, tregon sasinë e yndyrës që e keni djegur.
Magnezi që gjendet në perimet e gjelbra, avokado
dhe mish peshku, mund t’ua ngrit nivelin e adiponektinës.
Ju mund t’i mbani nën kontroll hormonet tuaja me ushqime të dobishme, menaxhim të stresit, joga dhe
frymëmarrje të thellë.