Nëse keni shtuar peshë në dy javët e fundit, shikoni shprehinë e gjumit.
Nëse keni pasur një natë të keqe në gjumë, do të ndikojë të nesërmen dhe në përformancën tuaj.
Por, një studim i më hershëm, e kanë lidhur mungesën e gjumit me shtimin në peshë, raporton “Bright Side”, trasmenton lajmi.net.
Nesë keni bërë gjumë më pak sesa rekomandohet varësisht nga mosha juaj, mund të ndikoj negativisht në ditën e nesërme, si psh: ulje në produktivitetin tuaj, ulje të energjisë, ju bënë më të irrituar, madje ju bënë të keni debate dhe argumente me të tjerë.
Dhe mbi të gjitha, duke u bazuar në këtë hulumtim të bërë nga kolegji “King” në Londër, së bashku me Universitetin e Amsterdamit kanë gjetur se mungesa e gjumit është e lidhur me konsumimin e më shumë kalorive gjatë ditës.
Hulumtuesit kanë analizuar 11 studime ku ekzaminohet lidhja midis gjumit dhe shtimit në peshë. Ata përfshinë 172 pjesëmarrës. Ku disa prej tyre ishin persona që nuk flinin me rregull dhe kishin mungesë të gjumit brenda dy jave.
Dhe që nga ai moment kaloritë e tyre po ju numëroheshin. Nga i gjithë ky studim, ata persona të cilët kishin mungesë të gjumit kanë marrur 400 kalori më shumë sesa personat të cilit flinin me rregull, apo aq orë sa rekomandohet.
Mirëpo, dita ditës nëse kjo shprehi vazhdon me muaj, hulumtuesit besonin që këto kalori do vazhdonin të rriteshin