Sinjalet që na dërgon trupi, kur diçka nuk shkon mirë, nuk duhet të lidhen domosdoshmërisht me dhimbjet.
Disa shenja mund të jenë “të heshtura” e sërish të lidhen me problemet të caktuara shëndetësore. Nëse deri tani kemi shkruar rreth sëmundjeve që mund të dalloni përmes syve, në këtë artikull do të listojmë problemet që lidhen dretëpërdrejtë me thonjtë! Bëni mirë mos të tregoheni indiferentë ndaj këtyre shenjave,
Zverdhja e thonjve
“Kjo mund të ndodhë natyrshëm me moshën,” thotë Dr Anthony. “Por mund të ndodhë gjithashtu si pasojë e llakut të thonjve,akrilikut apo cigares”.Një nga shkaqet e tjera kryesore të thonjve të verdhë është infeksioni fungal. Sa më shumë të përkeqësohet infeksioni, aq më të verdhë dhe më të hollë bëhen thonjtë tuaj. Në raste më të rralla thonjtë e verdhë mund të jenë shenjë e një gjendjeje më serioze si probleme me tiroidet, mushkëritë ose diabet.
Thonj të plasaritur e të brishtë
Ky problem është mëse i zakontë dhe ka disa shkaqe të mundshme. “Thonjtë e brishtë mund të thyhen lehtësisht nëse ata janë tejet të hidratuar. “Kjo mund të ndodhë pas ditëve të plazhit, nëse duart janë në kontakt të shpeshtë me ujin apo thjesht nga lagështia”
Thonj me vija paralele
Nëse thonjtë priren të lakohen dhe të formojnë vija paralele kjo gjë mund të lidhet me sëmundjet e veshkave apo mëlçisë, transmeton living.al.
Thonjtë e nxirë: Mjekët dermatologë dhe alergologë kanë identifikuar raste kur thonjtë ndryshojnë ngjyrën e zakonshmë në një ngjyrë te errët. Në këtë rast thonjte tregojnë se trupi nuk po merr mjaftueshëm oksigjen. Ju mund të keni shqetësime me mushkëritë apo me zemrën.
Thonjtë “lugë”
” Thonjtë Lugë” i referohen zakonisht thonjve tepër të hollë të cilët kanë një pamje të shtypyr. Kjo është zakonisht shenjë e anemisë dhe mangësisë së hekurit.
Petëzimi i thonjve
Nëse për thonjtë e petëzuar fajësoni produktet kozmetike, xhelin apo manikyrin ka ardhur moemnti të mësoni shkakun e vërtetë që fshihet pas këtij problemi. Thonjtë e petëzuar janë një shenjë që trupi po ju jep në momentin kur nivelet e manganit bien ndjeshëm.
Mangani është një mineral thelbësor që luan një rol të rëndësishëm në proceset e shumta biologjike në të gjithë trupin. Ky mineral aktivizon enzimat që ndihmojnë në metabolizmin e karbohidrateve, aminoacideve, dhe kolesterolit. Dhe pse trupi juaj ka nevojë vetëm për një sasi shumë të vogël të manganit, është vlerësuar se më shumë se 37% e njerëzve nuk plotësojnë dozat e rekomanduara ditore për mangan.
Trupi i njeriut përmban rreth 15-20 mg mangan. Ai mund të gjendet në kocka, mëlçi, veshka, pankreas, dhe veshka. Ky mineral është thelbësor për formimin e indit lidhor, koagulimit të gjakut, dhe hormonet seksuale. Mungesa e manganit mund të shkaktojë një shumëllojshmëri komplikimesh shëndetësore e ndër to përmendim dhe thonjtë e petëzuar
Thonjtë që thyhen shpejt: Thonjtë e brishtë që thyhen shpejt lidhen me shëndetin e gjendrës tiroide. Ndërsa kur janë të verdhe dhe thyhen shpejt, me shumë mundësi janë shkaktuar nga një infeksion fungal.