Të gjithë mundohemi të gjejmë produktin ‘perfekt’ që mund të bëhet si një ilaç magjikë që mund të jetë i shijshëm dhe që na kënaq.
Ne e kemi gjetur këtë produkt dhe madje nuk është i vështirë për tu gjetur, po flasim për mjaltë. Dhe sot do të flasim për përfitimet shëndetësore të këtij produkti.
Dhe që nga momenti që e lexoni do filloni ta konsumoni këtë produkt të shijshëm dhe tejet të shëndetshëm, raporton “Bright Side”, transmeton lajmi.net.
Nëse doni të keni një lëkurë më të pastër, atëherë zgjidhja është mjalti. Mjalti njihet si anti oksidant, që nënkupton, konsumimi i përditshëm do bëjë që të keni lëkurë më të pastër.
Humbja e peshës së tepërt, nëse jeni duke dashur të humbni ca kile atëherë të gjithë rekomandojnë që të hiqni dorë nga sheqernat, por jo nga mjalti. Kjo sepse sheqeri i mjaltit përbehet nga sheqerna të ndryshëm. Mjalti e përmirëson dhe e rrit metabolizmin, që bënë të humbni peshë.
Zemër më të fuqishme, studimet kanë treguar se përbërja e antioksidantëve në mjaltë, parandalon arteriet në zemër nga tkurrja.
Memorie më të mirë, studimet e tjera kanë treguar aftësinë e mjaltit në luftimin e stresit dhe në përmirësimin e kujtesës tuaj.
Nivel më të ulët të kolesterolit, mjalti nuk përmban aspak kolesterol, madje vitaminat që gjendet në mjaltë bënë që ta ulë nivelin e kolesterolit.
Stomak më të shëndetshëm, rekomandohet të hahet një lugë mjaltë çdo mëngjes në një stomak të zbrazët.