Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka thënë se gripi sezonal nuk ka kaluar pragun epidemik në gjithë komunat e Kosovës.
“Nga 01 Tetori 2018 deri sot në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë raportuar gjithsej 24.725 raste të dyshimta në grip, 4.155 raste me infeksione respiratore akute dhe 29 raste me infeksione të rënda respiratore akute”.
“Ministria e Shëndetësisë tashmë ka siguruar sasi të mjaftueshme të vaksinave që nga 1 tetori 2018 dhe janë distribuar nga IKSHPK në çdo QKMF në
Kosovë andaj qytetarët e moshuar dhe me sëmundje kronike rekomandohen akoma që të vaksinohen”, thuhet në komunikatën e Institutit.
“Vaksinimi i gjertanishëm në Kosovë ka treguar nje efikasitet dhe ulje te rasteve të hospitalizuara. Aktualisht situata epidemiologjike është nën kontroll sa i përket gripit sezonal, por me gjendjen aktuale klimatologjike që po mbretëron në Kosovë, ekziston mundësia e rritjes së rasteve”.
Instituti ka dhënë rekomandime të duhura profesionale, që qytetarët të kenë kujdes dhe të mos dalin gjatë në ambiente të ftohta, të mos qëndrojnë në lokale të mbyllura me dendësi të madhe të njerëzve dhe të përdorim sa më shumë lëngje të nxehta dhe vitamina.
Masat praktike në parandalimin e përhapjes së virusit të gripit sezonal:
• Të evitohen sa është e mundur kontaktet e afërta me individë të sëmurë,
• Personat e sëmurë të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të parandalohet përhapja esëmundjes
• Të redukohet numri i vizitave të familjarve tek personat e hospitalizuar (SHSKUK, Spitalet rajonale)
• Të evitohen vendet e mbyllura dhe mbingarkuara me njerëz
• Ushqehuni shëndetshëm duke përdorë më shumë vitamina
• Bëni aktivitet fizik dhe gjumë të mjaftueshë.
• Pastroni dhe dezinfektoni mjediset ku qëndroni
• Mbuloni hundën dhe gojën me një shami kur të teshtini dhe kolliteni dhe hidheni më pas
në vend të sigurt
• Lani duart shpesh me ujë dhe sapun, ose përdorni solucione duarsh me alkool
• Mos prekni sytë, hundën dhe gojën me duar të kontaminuar, pasi virusi përhapet në këtë
mënyrë
• Pastroni dhe dezinfektoni sipërfaqet dhe objektet që mund të jenë kontaminuar nga virusi
Konsultohuni me mjekun për mjekimin me barna kundër gripit, barnat merren vetëm me rekomandimin e mjekut;
Medikamentet kundër gripit nuk kanë efekt parandalues, mund të përdoren vetëm nëse jeni të sëmurë me grip dhe të rekomanduara nga mjeku;
Medikamente kundër gripit duhet të fillohen brenda 48 orëve të para të fillimit të sëmundjes për të pasur efektivitet të lartë;
Medikamente kundër gripit mund ta bëjnë sëmundjen më të butë si dhe të shkurtojnë kohën e sëmundjes. Ato mund të parandalojnë edhe komplikimet e rënda që mund të vijnë nga gripi.
Masat parandaluese për përhapjen e virusit të gripit:
Mënyra më efikase për parandalimin e virusit të gripit sezonal është vaksinimi me vaksinën kundër gripit.
• Vaksinimi mbron vetë personin dhe ndihmon në parandalimin e përhapjes së gripit.
• Vaksinimi kundër gripit sezonal bëhet në muajt tetor–dhjetor por edhe gjatë tërë sezonit
të dimrit.
• Efekti i vaksinës fillon 1 deri 2 javë pas marrjes dhe mbrojtja vazhdon rreth një vit pas
vaksinimit.