Fjalë Kyçe

A është i rrezikshëm udhëtimi me aeroplan gjatë shtatzënisë?

A është i rrezikshëm udhëtimi me aeroplan gjatë shtatzënisë?

Janë disa këshilla që jep Dr. Jennifer Aquio se si duhet vepruar nëse udhëtojmë gjatë shtatëzënisë.

Dukesha e Sussex, Megan Markle, ka prodhuar tituj me udhëtimin e saj në New York ditë më parë.

Përveç agjendës së Dukeshës, njerëzit janë interesuar edhe për diçka tjetër, madje kanë shfaqur shqetësim nëse është e sigurt të udhëtohet me aeroplanë kur je shtatzënë sikur ajo.

Për këtë Reuters ka pyetur Dr. Jennifer Aquio që është edhe profesoreshë e obstetrikës dhe gjinekologjisë.

“Për një grua shtatzënë e cila fluturon, shqetësimi është rreziku nga komplikimet derisa janë në bord.

Shumica e komplikimeve ndodhshin në tremujorin e parë apo të tretë, por mund të ndodhin edhe në secilën fazë”, është përgjigjur Aquino, transmeton Klan Kosova.

Ajo ka thënë se rreziku i grumbullimit të gjakut rritet të gratë gjatë shtatëzënisë.

Kështu që nëse ato planifikojnë të udhëtojnë gjatë, duhet të ndërmarrin masat e nevojshme: Të pinë ujë sa më shumë, të vishen përshtatshëm dhe të ecin ose të bëjën zgjatje rregullisht.