Fjalë Kyçe

Agjencia Evropiane e Barnave miratoi pilulën e parë kundër coronavirusit

Agjencia Evropiane e Barnave miratoi pilulën e parë kundër coronavirusit

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) njoftoi të enjten se ka miratuar pilulën anti-COVID-19 të Pfizerit, Paxlovid, duke u bërë ilaçi i parë antiviral që autorizohet për përdorim në Bashkimin Evropian.

“Komiteti i EMA për Produkte Medicinale (CHMP) ka rekomanduar dhënien e një autorizimi të kushtëzuar për ilaçin antiviral Paxlovid”, njoftoi rregullatori i BE-së.

EMA rekomandoi “autorizimin e Paxlovid për trajtimin e COVID-19 tek të rriturit që nuk kanë nevojë për oksigjen shtesë dhe që janë në rrezik të sëmuren rëndë”, raporton euronews.

Antiviralët funksionojnë duke reduktuar aftësinë e një virusi për t’u riprodhuar, duke frenuar kështu sëmundjen. Ilaçi lehtësisht mund të administrohet duke u pirë me një gotë uji .

Pfizer tha në dhjetor se Paxlovid uli pranimet në spital dhe vdekjet tek njerëzit në rrezik deri në 90 për qind kur merret në ditët e para pas shfaqjes së simptomave.