Fjalë Kyçe

Aloe vera ndihmon lëkurën dhe flokun

Aloe vera ndihmon lëkurën dhe flokun

Aloe vera ka qenë e njohur për vetitë shëruese të saj për mijëra vjet.

Ajo është e përbërë 99% nga uji i pastër, transmeton Klan Kosova.

Deri më tani e keni ditur se aloe vera ju mbron nga djegiet e diellit, por pos kësaj nga kjo bimë keni edhe veti të tjera shëruese.

Në vendin ku insektet ju kafshojnë preferohet të vendoset një pjesë e aloe verës e cila do të ju largojë të skuqurën dhe dhimbjen.

Pos kësaj aloe verën duhet ta vendosni në fytyrën tuaj për të larguar aknet dhe shenjat e padëshirueshme që keni.

Gjithashtu aloe vera ndihmon në rritjen e flokut tuaj.