Dëmi i shkaktuar në veshka shpesh nuk mund të rregullohet, prandaj bëni kujdes në shprehitë në vijim dhe nëse keni mundësi, gjithsesi i rregulloni!
Veshkat janë të rëndësishme për funksionimin e shëndetshëm të trupit sepse rregullojnë tensionin e gjakut, balancimin e ujit dhe elektroliteve dhe eliminojnë materiet e dëmshme nga organizmi.
Derisa shprehitë tona janë të pashëndetshme, disa forma të tjera po ashtu dëmtojnë organizmin tonë, por nuk jemi edhe aq të vetëdijshëm!
Këto janë disa nga armiqtë e veshkave të shëndetshme:
Përdorimi i tabletave kundër dhimbjeve për një kohë më të gjatë
Përdormi afatgjatë i tabletave kundër dhimbjeve, veçanërisht në sasi të madhe, ka veprim të dëmshëm në indin dhe strukturën e veshkave.
Edhe ilaçet që merren me recetë edhe ato pa recetë mund të ndikojnë në reduktimin e qarkullimit të gjakut në veshka. Ilaçet kundërinflamatore josteroide që përdoren për shërimin e dhimbjeve dhe temperaturën e rritur, janë shkaku kryesor i kësaj.
Në mes një dhe tre për qind të arsyeve të reja të dështimit kronik të veshkave në vit shkaktohen me keqpërdorimin e ilaçeve kundër dhimbjeve, thonë shkencëtarët.
Pirja e duhanit
Ndikimi i cigares në mushkëri dhe zemër tashmë është i njohur, por hulumtimet tregojnë se si duhanpirësit janë më të prirë të kenë proteina në urinë, çka është shenjë e dëmtimit të veshkave.
Sëmundjet të cilat ndikojnë në punën e veshkave, si diabeti dhe tensioni i lartë po ashtu përkeqësohen nga konsumimi i duhanit, ndërsa duhanpirësit gjithnjë e më shpesh kanë nevojë për dializë ose transplantim të veshkave, kanë treguar hulumtimet.
Ushqimet me shumë sheqer
Për së tepërmi sheqer çon te problemet shëndetësore si diabeti dhe trashja – dhe këta janë faktorët e rrezikut për sëmundjet e veshkave.
Reduktoni konsumin e sheqerit në organizëm dhe do të reduktoni rrezikun nga sëmundjet e përmendura. Më pak sheqerna të përpunuar nënkupton edhe më pak kalori, kimikate dhe kripë, ndërsa beli dhe veshkat do t’ju jenë mirënjohëse.
Teprimi me kripë
Ushqimi shumë i njelmët mund të rrisë tensionin e gjakut. Tensioni i lartë dëmton veshkat dhe me kohë mund të çojë deri te dështimi i veshkave. Derisa ushqimi i zakonshëm amerikan përmban rreth 3.300 mg kripë në ditë, organizmat shëndetësorë rekomandojnë konsumin ditor prej 2.300 mg, pra rreth një lugë kripë.
Reduktoni konsumin e ushqimit të përpunuar dhe sa më pak përdoreni kripën.