Fjalë Kyçe

Arsyeja pse nuk duhet ta ndizni më ngrohjen në dhomën e gjumit

Arsyeja pse nuk duhet ta ndizni më ngrohjen në dhomën e gjumit

Jo vetëm që krijon siklet dhe djersitje, por shumë humbasin përfitimet e shumta që mund të kenë nga të fjeturit në një dhomë të ftohtë.

Një temperaturë prej 18 gradë Celsius mund të nënkuptojë ndryshimin midis gjumit të keq dhe atij të qetë, vërejnë ekspertët.

Fjetja në një dhomë më të ftohtë na ndihmon të qëndrojmë të freskët dhe të dukemi më të rinj. Gjithashtu, temperatura më e ulët stimulon prodhimin e melatoninës. Është gjithashtu një antioksidues, që do të thotë se shërben si një hormon kundër plakjes.

Studimet tregojnë se disa forma të pagjumësisë lidhen në fakt me temperatura më të larta të trupit. Shumë njerëz me pagjumësi kanë vështirësi në rregullimin e temperaturës së trupit, duke kufizuar aftësinë për të humbur nxehtësinë.

Temperaturat më të larta do të thotë se trupi çliron më shumë hormone stresi – kortizol. Një dhomë më e ftohtë ndihmon në ruajtjen e niveleve të kortizolit, që do të thotë më pak stres dhe cilësi më të mirë të gjumit, shkruan KP.